Buzëqeshja më e madhe në botë

Ti gjithashtu, shtoje foton tënde. Të gjitha buzëqeshjet tona me radhë njëra pas tjetrës do të krijojnë një video klip shumë të madh : Buzëqeshja më e madhe e botës, për një botë pa dhunë & me ngjyra (lexoni vazhdimin)

Mirëdita !

Unë quhem 100drine dhe unë mbaj blog-un tim më tepër se një vit (http://www.100drine.be).

Përgjatë gjithë kësaj kohe, une kam parë gjëra që më kan revoltuar ! Dhe shum « bllablla » për paqe në Irak, në Liban ose në Darfur, megjithëse këtu poashtu ka TEPËR dhunë.

Më është bërë e tepërt të qëndroj në këndin tim dhe të hidhërohem duke pritur që TË TJERËT të ndërrojnë. I kam thën vetes, nëse çdonjëri lëviz gishtin e tij të vogël KËTU dhe MENJËHERE, atëhere do të ketë mundësi që gjërat të bëhen më mirë.

Idea ime e vogël ? Të krijoj buzëqeshjen më të madhe në botë !

Si ? Që të gjithë ata që janë të pajtimit të bëjnë një foto personale dhe ta vëjnë këtu.

Të gjitha këto buzëqeshje në radhë njëra pas tjetrës do të bëjnë një vido klip shumë të madh : Buzëqeshja më e madhe në botë, për një botë pa dhunë & me ngjyra.

Dakord ? Atëher « hop » dhe propozo këtë shokëve tuaj, prindërve, agjallarëve, tezeve. Dhe nëse nga ana jote ti ke poashtu ndonjë ide, urdhëro ! Është koha që të gjithë të lëvizim së bashku.

I smile 4 peace – Unë qeshi për paqe.

 

[Merci au CIRE pour son aide à la traduction]

Si tu n'arrives pas à lire la vidéo, clique ici
Le plus grand sourire du monde
envoyé par 100drine_be